Ziadin Sela: Regjia e pushtetit ishte që Aleancës për Shqiptarët – t’i ndodh skenari i Lëvzjes BESA

Maqedonia

Ziadin Sela: Regjia e pushtetit ishte që Aleancës për Shqiptarët – t’i ndodh skenari i Lëvzjes BESA

Më: 11 mars 2018 Në ora: 01:08
Ziadin Sela

Dega e Aleancës për Shqiptarët në Komunën e Butelit e ka bojkotuar kongresin e sotëm të partisë. Sipas Arban Balliut dhe Mamer Shabanit nga dega e Butelit, arsyeja e bojkotimit është mospërfillja e tyre nga kryetari i partisë dhe organet tjera partiake.

Balliu deklaroi se funksionimi demokratik në parti është prishur pas konventës në Gostivar, ku kryetari i partisë Ziadin Sela dhe disa përfaqësues tjerëtë partisë nuk i kanë respektuar konkluzat e konventës.

Ndërkohë, Ziadin Sela kryetari i Aleancs për Shqiptarët, në deklaratën për gazetarët këtyre akuzave të Degës së Butelit, u është kundërpërgjigjur, duke thënë se skenarin e njejtë të Lëvizjes BESA pushteti ka dëshiruar ta ripërsëris edhe tek partia e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat