Butel, stacion mobil për matjen e cilësisë së ajri

Maqedonia

Butel, stacion mobil për matjen e cilësisë së ajri

Më: 13 mars 2018 Në ora: 15:33
Butel

Në Butel u lëshua në përdorim stacioni mobil për monitorimin e cilësisë së ajrit në territorin e kësaj komune. Ky stacion është pjesë e rrjetit kombëtar për monitorimin automatik të cilësisë së ajrit. Ministri i ambientit jetësor Sadulla Duraku tha se përmes këtij stacioni do të ketë pasqyrë të plotë dhe të saktë të gjendjes së cilësisë së ajrit. Ndërkohë ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar tha se nuk duhet të pritet sezoni i ardhshëm dimëror për të nisur me zbatimin e masave kundër ndotjes. Ky stacion mobil është siguruar me ndihmën financiare nga fondet IPA.

Monitorimi automatik i cilësisë së ajrit do të na ndihmojë të krijojmë bazë të të dhënave historike, përmes të cilave do të jemi në gjendje të kryejmë analiza dhe ti parashikojmë trendet që janë në funksion të shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë – tha Sadulla Duraku, ministër I Mjedisit jetësor.

Ky problem ishte lënë në harresë një kohë të gjatë dhe u bë problem serioz për të gjithë qytetarët e vendit, kështu që ky është problem që prek të gjithë. Sot, pikërisht kjo ditë e bukur me diell nuk duhet të na gënjej që problemin ta zgjidhim më vonë. Nuk duhet të presim që të vij dimri I ardhshëm që të mund ti realizojmë masat në adresë të vet ajrit të ndotur. Mendoj se nuk duhet vetëm ti shohim shifrat alarmante, përkundrazi duhet të fillojmë tani, në këtë orë të vazhdojmë ta zgjidhim këtë problem me qëllim që i njëjti të zgjidhet një herë e përgjithmonë – theksoi Samul Zhbogar, ambasador i BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat