Numri dy i policisë së Maqedonisë pranoi se mungesa e shqiptarëve në njësitë elitare ka qenë për shkak të përkatësisë etnike. Por Nuhiu premtoi se nga viti i ardhshëm do të pranojnë shqiptarë në njësitin elitar “Tigrat”.
“Unë nuk mund të futem tek shkaqet por me siguri që ka pasur shkaqe të natyrave të ndryshme duke mos përjashtuar edhe paragjykimet mbi baza etnike. Unë premtoj që në përvjetorin e ardhshëm sigurisht që do të kemi të inkuadruar edhe shqiptar”, u shpreh Agim Nuhiu, zv. Ministër i brendshëm.
Ndryshe, Nuhiu javë më parë emëroi gjashtë zëdhënëse shqiptare në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjegjësisht të sektorëve të MPB në Tetovë, Gostivar, Manastir dhe të tjera