Ja çka parashikon ligji për mbështetjen financiare të mërgatës - Bota Sot
Ja çka parashikon ligji për mbështetjen financiare të mërgatës

Maqedonia

Ja çka parashikon ligji për mbështetjen financiare të mërgatës

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:19
Ministri i Ekonomisë Bekteshi

Në kuadër të ligjit për mbështetje financiare të investimeve, Bashkimi Demokratik për Integrim ka filluar të realizojë masat e premtuara gjatë fushatë parazgjedhore me të cilat parashikohet mbështetje financiare për mërgimtarët që do të investojnë në vendlindje.

Pikërisht për këtë qëllim Qeveria në seancën e sotme i dha dritë jeshile ligjit për mbështetje financiare të investimeve.

Masën për përkrahje financiare të investimeve të mërgatës në mbledhjen e Qeverisë e prezantoi ministri i Ekonomisë Bekteshi i cili tha se për here të parë vend të merituar do të zë edhe diaspora jonë e madhe, të cilës do ti krijohen kushte për tu kthyer në vend, për të jetuar dhe vepruar këtu,

“Sot në seancën e Qeverisë miratuam Propozim ligjin për mbështetje financiare të investimeve. Për here të parë vend të merituar në këtë ligj do të zë edhe diaspora jonë e madhe, çdo investim i tyre do të mbeshtetet financiarisht me 10% shtesë nga masat që parashifen në këtë ligj, shkruan ministri i Ekonomisë Bekteshi në profilin e tij zyrtar në Facebook 

Ligji për mbështetje financiare të investimeve është Ligj i cili është pritur një kohë të gjatë i cili do ti mundësojë më lehtë mërgimtarëve më lehtë të investojnë kapitalin e tyre në vendlindje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test