KSHZ nënshkruan marrëveshje për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Maqedonia

KSHZ nënshkruan marrëveshje për të drejtat e personave me nevoja të veçanta

Më: 13 mars 2018 Në ora: 18:58
Foto ilustrim

Personat me aftësi të kufizuara përballen me vështirësi të mëdha gjatë zbatimit të proceseve zgjedhore në vend. Ata kanë probleme derisa depërtojnë nëpër objektet ku zbatohet procesi zgjedhor si dhe me materialet zgjedhore.

OJQ-të kërkojnë nga Institucionet të sigurojnë të drejta të barabarta për këtë kategori të shoqërisë. Një hulumtim i kryer nga sektori civil, ka treguar të dhëna shqetësuese lidhur me këtë aspekt.

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor thanë se ndryshimet e Kodit Zgjedhor parashikojnë definimin e kësaj problematike.

KSHZ dhe Shoqata “Inkluziva” firmosën marrëveshje bashkëpunimi përmes së cilës do të mbështetet zbatimi i të drejtave për personat me aftësi të kufizuara gjatë gjitha fazave të procesit zgjedhor. Nga ana tjetër KSHZ-ja funksionon pa anëtarët, të cilët janë dorëhequr.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat