Profesori Universitar Mersim Maksuti në një status të tij në rrejtin social "Facebook", njofton se edhe pse presidenti Ivanov ka thënë së nuk do ta nënshkruan dekrektin për shpalljen e Ligjin për përdorimin e gjuhës Shqipe, rregulla thotë në bazë të kushtetutave të shumë shteteve dhe praktikës parlamentare, që Ligji konsiderohet i shpallur dhe do të hyn në fuqi, pa nënshkrimin e Presidentit.
"Paralajmerimi i Presidentit Ivanov se nuk do ta nënshkruaj as këtë radhë dekretin për shpalljen e Ligjit, përkunder asaj se tashmë e detyron Neni 75, i Kushtetutës, atëherë Rregulla thotë në bazë të kushtetutave të shumë shteteve dhe praktikës parlamentare, që Ligji konsiderohet i shpallur dhe hyn në fuqi, pa nënshkrimin e Presidentit!.", ka shkruar profesori Maksuti.