VMRO-DPMNE: Me ligjin për dygjuhësi, Qeveria e përdhunoi demokracinë

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Me ligjin për dygjuhësi, Qeveria e përdhunoi demokracinë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 10:15
VMRO-DPMNE

VMRO-DPMNE sot përmes një komunkate me shkrim edhe njëherë ka reaguar kundër miratimit të ligjit për përdorimin e gjuhëve, transmeton Zhurnal. 

Nga kjo parti thonë se LSDM dhe shumica parlamentare e kanë shkelur të drejtën dhe degraduan shtetin e së drejtës. 
Sipas tyre Qeveria në mënyrë jolegjitime e ka shpallur ligjin për dygjuhësi si të miratuar, duke e pamundësuar që të diskutohet për amandamentet e parashtruara. 

“Qeveria nuk i shqyrtoi vërejtjet e Presidentit të shtetit, qytetarëve, dhe votoi ligj antikushtetutes dhe të dëmshmëm. Shumica parlamentare e përdhunoi demokracinë dhe nuk i dëgjoi apelet e qytetarëve. Për LSDM-në më e rëndësishme ishte marrëveshja e koalicionit, sesa qytetarët dhe ardhmëria e shtetit”, thuhet mes tjerash në komunkatën e sotme të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat