Gjykimi për “Tarifa”-n vazhdon më 22 mars me marrjen në pyetje të dëshmitarëve

Maqedonia

Gjykimi për “Tarifa”-n vazhdon më 22 mars me marrjen në pyetje të dëshmitarëve

Më: 15 mars 2018 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Në rastin e PSP-së “Tarifa” i cili lidhet me akuzën për furnizim kundërligjor të sistemit softuerik të kompanisë shtetërore “Elektranat e Maqedonisë” në vlerë prej rreth katër milionë eurosh, sot në Gjykatën Penale u mor në pyetje dëshmitari Igor Tërpevski.

Ai nga gushti i vitit 2017 është anëtar i KD dhe drejtor i Sektorit për zhvillim dhe investime në SHA ELEM, në pyetje të PSP-së theksoi se në vlerësimin e pikëve gjatë përzgjedhjes së firmës fillimisht ka fituar konsorciumi “Romsis” nga Rumania, i cili ka pasur ofertë më të mirë teknike, por me rekomandim të firmës konsultuese, tenderin e ka fituar konsorciumi “Neras”. Këtë, sipas Tërpevskit, firma konsultuese e ELEM-it e ka bërë me ndryshim të metodologjisë për përzgjedhje. Dëshmitari tha se oferta e firmës rumune ka qenë mbi tre milionë euro, ndërsa i konsorciumit “Neras”, mbi katër milionë e dyqind mijë euro.

Gjykimi vazhdoi me marrje të kryqëzuar në pyetje të dëshmitarit nga ana e avokatëve, ndërsa të drejtën e tyre e shfrytëzuan personalisht edhe të akuzuarit të cilët dëshmitarit i parashtronin pyetje.

Në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë ish-drejtori i përgjithshëm i SHA “ELEM” Dejan Boshkovski dhe edhe dy persona të tjerë.

Prokurorët e PSP-së në seancat paraprake gjyqësore thanë se do të dëshmojnë se tre të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar. Të akuzuarit megjithatë u deklaruan se nuk janë fajtorë.

Sipas aktakuzës së PSP-së, të akuzuarit e kanë keqpërdorur pozitën dhe autorizimin zyrtar në procedurën për furnizim publik të softuerit – “ERP sistem”. Të akuzuarit me kryerjen e obligimit zyrtar kanë mundësuar që personi juridik – konzorcium, i cili më pas e ka marrë tenderin, të kualifikohet në fazën e dytë të negociimit gjatë furnizimit publik, edhe pse nuk ka dorëzuar dokumentacion të kompletuar. 

Seancën e ardhshme gjyqësore Gjykata e caktoi për më 22 mars të vitit 2018 në të cilin do të merren në pyetje edhe dëshmitarët e tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat