Miratohen ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga duhani

Maqedonia

Miratohen ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga duhani

Më: 15 mars 2018 Në ora: 18:13
Foto ilustrim

Me 41 vota “për” sot deputetët votuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtje nga duhani. “Kundër” votuan 14 deputetë, ndërsa 1 ishte i përmbajtur. Në seancë nuk morën pjesë deputetët e opozitës.

Njëri nga dorëzuesit e propozim-ligjit, Tomisllav Tuntev, i cili është edhe koordinator i grupit të deputetëve të LSDM-së, tha se ndryshimet ligjore kanë të bëjnë me tarracat dhe jo pjesët e mbyllura të objekteve hotelierike.

Me këto ndryshime të ligjit, në fuqi mbetet ndalesa për pirje të duhanit në objekte të mbyllura, ndërsa e lejuar është të pihet duhani në tarraca dhe kopshte gjatë periudhës së dimrit.

Ndryshimet do të hyjnë në fuqi ditën e tetë nga data e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat