VMRO-DPMNE: Ligji për dygjuhësi do të ketë implikime të mëdha financiare

Maqedonia

VMRO-DPMNE: Ligji për dygjuhësi do të ketë implikime të mëdha financiare

Më: 19 mars 2018 Në ora: 16:34

Ligji për dygjuhësi, kështu siç është, nuk guxon të hyjë në fuqi. Përveç asaj që është “jokushtetues dhe i pazbatueshëm”, i njëjti “do të bëjë dëm të madh”. Edhe politik edhe ekonomik. Pasojat do t’i paguajnë të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë, theksojnë nga VMRO-DPMNE-ja. “Ligji jokushtetues për dygjuhësi, të cilin shumica parlamentare, në kundërshtim me vërejtjet e presidentit të shtetit, ekspertëve dhe qëndrimit të qytetarëve, në fuqi e futi në Kuvend, do të ketë implikime të mëdha financiare ndaj Buxhetit të shtetit tonë”, kumton VMRO-DPMNE-ja.

Nga VMRO-DPMNE-ja thonë se “shuma prej 1,7 milionë euro, të cilën pushteti e parashikoi për implementimin e dygjuhësisë, me Buxhetin për vitin 2018 është vetëm një paravan. Shpenzimet reale do të jenë shumë më të larta, si për institucionet qendrore, ashtu edhe për institucionet në nivel lokal”. “LSDM-ja fsheh nga qytetarët sa nga paratë e popullit do të shpenzohen për punësimin e përkthyesve në gjuhën shqipe në Shtip, Gjevgjeli, Strumicë, Radovish, Delçevë dhe qytete tjera nga pjesa lindore dhe jugore e shtetit, por edhe në të gjitha vendkalimet kufitare në shtet. LSDM-ja nuk tregon sa do të kushtojnë përkthyesit dhe përkthimet gjyqësore në të gjitha gjykatat themelore dhe të apelit në RM?

Pushteti duhet të përgjigjet edhe sa para do t’i kushtojë qytetarët në përgatitjen e uniformave të reja të policisë. zjarrfikësve dhe punonjësve shëndetësorë? Sa do të kushtojë përgatitja e parave në dy gjuhë në RM? Pushteti duhet t’ju tregojë edhe noterëve, përmbaruesve, avokatëve, farmacive, operatorëve mobilë, distributorëve me energji elektrike dhe subjekteve tjera private të cilat kryejnë punë nga interesi publik, sa para do të duhet të ndajnë nga Buxheti i tyre për implementimin e dygjuhësisë jo kushtetuese dhe të dëmshme. Sa secili prej nesh do të duhet ta paguajë dëshirën e Zoran Zaevit që me çdo kusht ta ketë mbështetjen e BDI-së? LSDM-ja, paratë nga Buxheti në vend për spitale, shkolla, kopshte, rrugë dhe objekte të reja në përfitim të qytetarëve do t’i shpenzojë për mbulimin e shpenzimeve nga dygjuhësia, thuhet në vazhdim nga Qendra për komunikime të VMRO-DPMNE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat