Zbulohet vendi ku është rrahur dhe djegur Ramadan Bajrami i Sopotit nga agjentët maqedonas

Maqedonia

Zbulohet vendi ku është rrahur dhe djegur Ramadan Bajrami i Sopotit nga agjentët maqedonas

Më: 19 mars 2018 Në ora: 19:46
Personi qe rrefeu

Katër agjentë maqedonas të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim (DSK) në mënyrë mizore e kanë rrahur Ramadan Bajramin nga Sopoti me qëllim që ta detyrojnë të nënshkruajë dokumentin se gjoja bashkëfshatarët e tij e kanë vendosur minën nga e cila eksplodoi vetura e ushtarëve polakë të NATO-s.

Ky krim i agjentëve maqedonas është kryer në një bazë sekrete të policisë maqedonase në Bansko afër Strumicës. Përveç që e kanë rrahur në mënyrë mizore, agjentët maqedonas e kanë djegur në trup Ramadan Bajramin, me qëllim që ta detyrojnë të pranojë atë që i është nevojitur policisë.

Më pas dëshmia e Ramadan Bajramit është shfrytëzuar për dënimin e 11 banorëve të Sopotit me dënime drakonike.

Pas 15 viteve, Prokuroria Speciale Publike sot i liroi nga akuza të dënuarit e Sopotit për shkak të mungesës së dëshmive. Ky rast tregon se me ardhjen e BDI-së në pushtet, mizoritë e UDB-së famëkeqe jugosllave janë rikthyer ndaj shqiptarëve të Maqedonisë dhe se askush nuk ka mundur t’i mbrojë ata nga rastet e montuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat