LSDM: Qeveria po punon në zgjidhjen e problemit me papunësinë e të rinjve

Maqedonia

LSDM: Qeveria po punon në zgjidhjen e problemit me papunësinë e të rinjve

Më: 21 mars 2018 Në ora: 11:37
LSDM

Qeveria e udhëhequr nga LSDM, politikat për të rinjtë i krijon dhe realizon bashkë me organizatat dhe bashkësitë rinore.

Pas injorimit 10 vjeçar të nevojave të të rinjve, politikat që po implementohen tani paraqesin vlerë të re me çka vërtetohet qëllimi për ndërtimin e një shoqërie të përparuar, e njëjtë për të gjithë, në të cilën të rinjtë kanë rol kryesor, theksojnë në LSDM.

“Qeveria e udhëhequr nga LSDM e miratoi Informatën për implementimin e politikave rinore me sjelljen e masës Garanci për të rinjtë. Qëllimi është i të rinjve, në periudhë prej katër muajve nga dita e evidentimit në Agjencinë për punësim, është t’u sigurohet ofertë kualitative për punësim, arsimim i vazhdueshëm, trajnim ose praktikë. Me 16.5 milion euro Qeveria e udhëhequr nga LSDM do t’i stimulon programet dhe masat për punësimin e të rinjve në vitin 2018. Me këto masa do të mundësohet kyçje e të rinjve në trajnime të ndryshme për fituar njohuri për profesionet që kërkohen në tregun e punës. Përmes Planit për rritje ekonomike, kanë filluar proceset për mbështetje financiare për zhvillim teknologjik të kompanive dhe mbulim deri në 30% të shpenzimeve me çka do stimulohen trajnimi dhe zhvillimi profesional i të rinjve të sapo punësuar. Për përmirësimin e arsimit janë paraparë një miliard e 270 milion denarë. Për herë të parë sigurohen 80 milion denarë për përmirësimin e kushteve në shtëpitë studentore, për forcimin e standardit të studentëve janë planifikuar 660 milion denarë, që është për 50 milion denarë më shumë sesa viti i kaluar. Këto janë vetëm një pjesë e masave nga Garancia për të rinjtë, të cilat për qëllim kanë uljen e papunësisë së të rinjve, rritjen standardit të studentëve dhe nxënësve dhe investime serioze në arsim”, thonë në LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat