Spirovski: Ivanov është i obliguar ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët

Maqedonia

Spirovski: Ivanov është i obliguar ta nënshkruajë Ligjin për gjuhët

Më: 27 mars 2018 Në ora: 14:41
Spirovski

Presidenti Ivanov është I obliguar ta firmos Dekretin për Ligjin e Gjuhëve, vlerëson ish gjykatësi Kushtetues Igor Spirovski. Sipas tij askund në Kushtetutë nuk shkruan nëse kreu I shtetit guxon të interpretojë nëse duhet të vendos firmën e tij në ligje.

Në Kushtetutë ekziston dispozitë e pakushtëzuar njëkuptimshme që e obligon Presidentin e Republikës, në një situatë kur ligji miratohet për herë të dytë me shumicë absolute, respektivisht me 61 vota, për ta nënshkruar dekretin për shpalljen e tij. 

Kjo dispozitë nuk parasheh asnjë bazë dhe kushte që presidenti t’i vlerësojë ato, thjeshtë ai është i detyruar ta bëjë këtë. Mendoj se askush nuk mund ta zëvendësojë nënshkrimin e dekretit të presidentit të Republikës, ashtu është edhe praktika e Gjykatës Kushtetuese, një kohë kishte një rast të tillë. Kjo do të thotë se pa nënshkrimin e tij ligji nuk mund të shpallet dhe nuk mund të hyjë në fuqi – tha Igor Spirovski, Ish gjykatës kushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat