OBRM-PDUKM-ja reagon për arrestimin e sërishëm të Mitko Çavkovit dhe katër personave tjerë

Maqedonia

OBRM-PDUKM-ja reagon për arrestimin e sërishëm të Mitko Çavkovit dhe katër personave tjerë

Më: 28 mars 2018 Në ora: 09:57
OBRM-PDUKM

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, përmes një njoftimi ka reaguar për arrestimin e sërishëm të pesë personave si të dyshuar për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar.

Nga OBRM-PDUKM thonë se këto arrestime bëhen për të mbuluar dëshminë e biznesmenit nga Strumica, kundër kryeministrit Zoran Zaev.

“Gjykata duhet të gjejë forcë dhe të lirohet nga kthetrat e pushteitt dhe të gjykojë me drejtësi. Gjithë qytetarët duhet të jenë të barabartë para ligjit. Prokuroria duhet të ndjek kriminelët e vërtetë në Maqedonisë, një pjesë e të cilëve gjenden në “Ilindenska” numër 2, në vend që të ndjek patriotët dhe mbrojtësit e Kushtetutës”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Nga kjo parti shtojnë se një ditë pasi të dyshuarve për ngjarjet e 27 prillit të vitit të kaluar ju vendos masa e arrestit shtëpiak, gjykata dhe prokuroria e Zoran Zaevit vendosën t’i arrestojnë.

Përndryshe, mbrëmë policia arrestoi pesë persona, një ditë pasi Gjykata e Lartë solli vendim që nga paraburgimi të shkojnë në arrest shtëpiak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat