Maqedoni, fëmijët e familjeve sociale lirohen nga participimi për shërbimet shëndetësore

Maqedonia

Maqedoni, fëmijët e familjeve sociale lirohen nga participimi për shërbimet shëndetësore

Më: 28 mars 2018 Në ora: 10:13
Ilustrim

Me propozim të Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe Minsitrisë për Shëndetësi, qeveria e rishikoi dhe miratoi informacionin për të liruar nga participimi gjatë shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore personat deri 18 vjeç, familjet e të cilëve janë shfrytëtues të ndihmës sociale.

Në seancën e djeshme të qeverisë, është shqyrtuar dhe miratua mbi fillimin e projektit për ndërtimin e Kompleksit Qendrës Klinke Univerzitare në Komunën e Karposhit. Qeveria obligoi Ministrinë e Transportit dhe Lidhjes dhe institucionet përkatëse në Komunën e Karposhit, të bëjnë ndryshime në dokumentet urbanistike dhe kadastrale dhe dokumentet tjera të planifikuara urbanistike për vitin 2018.

Me këtë vendim Qeveria, Ministria e Shëndetësisë duhet t’i rekomandojë Fakultetit të Arkitekturës në Univerzitetit “Shën Kiril dhe Metodi”, për të krijuar një komision teknik dhe të hapë konkurs publik të projektimit të kompleksit të Qendrës Klinike Univerzitare.

Në seancën e djeshme u miratua edhe Projektligji për ndryshimin e ligjit për barna dhe pajisje mjekësore. Ky propozim për zgjidhje të re ligjore, ka për qëllim sigurimin e barnave të besueshëme, cilësore dhe të sigurt për nevojat e pacientëve në Republikën e Maqedonisë nga importi paralel, duke ofruar të dhëna të lehta për qasje në paketimin e jashtëm të barnave për profesionistë shëndetësor, si dhe një operim më efikas të Komisionit për çmimet e barnave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat