Sot në Vjenë fillojnë bisedimet për emrin

Maqedonia

Sot në Vjenë fillojnë bisedimet për emrin

Më: 30 mars 2018 Në ora: 09:53
Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs

Ministrat e Jashtëm të Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kociajs, sot në Vjenë do të ulën sërish në një tavolinë me ndërmjetësuesin e OKB-së, Metju Nimic, në përpjekje për të tejkaluar dallimet rreth kontestit bilateral për emrin.

Të dy palët paraprakisht kanë deklaruar se duan zgjidhje dinjitoze për zgjidhje të këtij kontesti, i cili do të jetë fryt i kompromisit dhe respektimit të interesave të të dyja palëve. Pritet që biseda e tyre të fokusohet në hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura bilaterale.

Dimitrov dhe Kocijas para raundit të ri të bisedimeve, që do të zhvillohet nesër, deklaruar që duan të gjejnë zgjidhje dhe përfundimisht të mbyllet ky kontest.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat