Mehmeti: Partitë shqiptare të mos përfundojnë vetëm në sigurimin e numrave në parlament

Maqedonia

Mehmeti: Partitë shqiptare të mos përfundojnë vetëm në sigurimin e numrave në parlament

Më: 30 mars 2018 Në ora: 16:40
Abdulla Mehmeti

Kryeministri Zoran Zaev ka konfirmuar se janë duke u zhvilluar bisedime për zgjerimin e shumicës paralamentare. 

Ai ka pohuar se është duke menduar që të ketë takime edhe me Lëvizjen Besa, edhe atë me të dy grupet, duke shpresuar se të dyjat do të bashkohen në një, pasi që deputetët e tyre bashkëpunojnë mes vete në Kuvendin e Maqedonisë.

Zaev bëri të ditur se për këtë nuk ka bisduar me BDI-në, por thotë se ka pajtim të përgjithshëm që dera të mbetet e hapur për bashkëpunime të reja. 

Opinionisti Abdulla Mehmeti ka deklaruar se pas krizës së thellë që përjetoi Maqedonia gjatë viteve të fundit, pushteti aktual ka marrë përsipër t’i zbatojë reformat e nevojshme për stabilizimin e brendshëm politik dhe ekonomik, si dhe integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. 

Sipas tij në këtë frymë janë angazhuar edhe partitë politike shqiptare dhe këtë e kanë dëshmuar deri më sot, me miratimin e disa ligjeve nga parlamenti dhe përkrahjen e programit të qeverisë aktuale, për t’i çuar përpara proceset ku ka ngecur vendi, me konsolidimin e shoqërisë demokratike, ndërtimin e shetit ligjor, sigurimin e barazisë së plotë mes qytetarëve dhe zbatimin e reformave të ndërmarra nga qeveria aktuale. 

“Por kjo nuk është e mjaftueshme për shqiptarët, për shumë arye, dhe për këtë janë të vetëdijshëm edhe drejtuesit e partive politike shqiptare. Prandaj, problemet e grumbulluara nga e kaluara, jo pak e gjatë e periudhës së quajtur tranzicion, kërkon edhe qasje ndryshe ndaj këtyre problemeve të pazgjidhura, strategji të re, shumë punë dhe vizion të qartë, jo vetëm në dobi të shqiptarëve, por për të ardhmen e shtetit. Kyçja me çdo kusht në qeveri e të gjitha partive shqiptare mund të ndihmojë për realizimin e reformave të nevojshme për të cilat angazhohet qeveria aktuale, por nuk i zgjidh çështjet themelore të cilat deri më sot kanë qenë pengesë e ndërtimit të shtetit të së drejtës, sigurimin e barazisë së plotë të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët për tri dekada me radhë trajtohen si pakicë kombëtare. Moszgjidhja e këtij statusi prodhon diskriminim në fushat tjera, i frenon proceset demokratike, sidomos në sjelljen dhe zbatimin e ligjeve që i rregullojnë çështjet e barazisë kombëtare, siç është aktualisht rasti me Ligjin për përdorimin e gjuhëve”, është shprehur Memeti. 

Ai mes tjerash thotë se ky koncept i ndërtimit të shtetit duhet të ndryshohet, duke krijuar klimë të re politike dhe siguruar pajtim nga të gjitha forcat politike në vend, që angazhimi i partive politike shqiptare të mos përfundojnë vetëm në sigurimin e numrave në parlament dhe realizimin e programit të reformave të kësaj qeveria, pa siguruar edhe barazinë e plotë të popullit shqiptar në Maqedoni, i cili me kushtetutën aktuale trajtohet si pakicë kombëtare jo popull shtetformues. 

“Pa sigurimin e këtij statusi, i cili kuptohet që duhet të rregullohet përmes ndryshimit të Kushtetutës, çfarëdo qëndrimi të mbajnë dhe veprimi të ndërmarrin partitë politike shqiptare sot, pa garanci të forta për ndryshimin e këtij statusi, bie ndesh me intresat e kombëtare, me parime themelore të demokracisë, me realitetit etnik, historik, kulturor dhe gjuhësor, si dhe me konventat ndërkombëtare. Si të këtilla, partitë politike shqiptare nuk mund të konsiderohen pjesë e lëvizjes politike progresive të shqiptarëve, por vegla në shërbim të pushtetit, siç kanë qenë edhe deri më sot, pavarësisht se cilat forca politike janë në pushtet në Republikën e Maqedonisë. Që të jem më i qartë, qeveria aktuale e Maqedonisë ka dhënë prova se është për ndryshime dhe reforma, për ndërtimin e një shteti modern, demokratik dhe me orientim europian, por këtë proces duhet ta ndihmojnë në radhë të parë edhe partitë politike shqiptare. Përkrahje po, por jo symbyllur e pa vizion për të ardhmen”, ka përfunduar,  opinionisti, Abdulla Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat