Shtohet optimizmi te Zaevi për zgjidhjen e çështjes së emrit

Maqedonia

Shtohet optimizmi te Zaevi për zgjidhjen e çështjes së emrit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 15:07
Kryeministri Zoran Zaev

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi sot se është optimist më i madh në lidhje me raundin e ri të bisedimeve në Vjenë, ndërmjet ministrave të Jashtëm, Kotzias dhe Dimitrov, me ndërmjetësuesin Mattheë Nimetz.

Ai është optimist se mund të gjindet një zgjidhje për çështjen e emrit.

Zaev njoftoi se është takuar me ministrin e Jashtëm, Nikolla Dimitrov, nga i cili është njohur për të gjitha detajet, duke shtuar se ka hapa pozitive në bisedime.

Kryeministri tha se një takim liderësh do të mund që të mbahej pas festave të Pashkëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat