KMD: Agjencia e Sportit është shkelëse e ligjit

Maqedonia

KMD: Agjencia e Sportit është shkelëse e ligjit

Më: 2 prill 2018 Në ora: 16:12

Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi e dënon ashpër veprimin e Agjencisë për Rini dhe Sport dhe komisionit amë për financim të publikimit të përmbledhjes “Poetët e rinj” që u cilësua si skandaloze për shkak të përmbajtjes së poezive antishqiptare dhe për të njëjtit thonë se kanë bërë shkelje të ligjit për parandalim dhe mbrojtjes nga diskriminimi.

 “Përmbledhja e poezive përmban forma të shprehjes të cilat nuk janë të pranueshme për një shoqëri demokratike dhe multietnike, dhe në të njëjtën kohë janë në përleshje të drejtpërdrejt me më shumë dispozita të ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Pjesët kontestuese të përmbledhjes nxisin diskriminim (Neni 9) dhe shkaktojnë shqetësim (Neni 7) në më shumë baza diskriminuese, veçanërisht në bazë të përkatësisë etnike dhe gjinore”, thuhet në reagimin e KMD.

Siç thuhet më tej në reagimin e Komisionit në fjalë, përmbajtja e librit është diskriminuese në baza etnike, religjioze dhe gjinore dhe kërkojnë largimin e saj të menjëhershëm nga përdorimi nga Agjencia dhe komisioni i autorizuar duke këshilluar të njëjtit që në të ardhmen të kihet kujdes gjatë vendimit për financim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat