Kuvend, ligji për arsimin e lartë kaloi fazën e parë

Maqedonia

Kuvend, ligji për arsimin e lartë kaloi fazën e parë

Më: 2 prill 2018 Në ora: 17:09
Kuvend

Propozim ligji i ri për arsim të lartë kaloi fazën e parë të leximit në kuvend. Sipas ministres për Arsim, Renata Deskoska ndryshimet kanë qëllim arritjen e autonomisë së universiteteve, lirinë akademike dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Zgjedhja studentëve dhe kuadrove profesionale, ulja e mandatit të rektorëve dhe dekanëve 3+3 si dhe zgjedhja e tyre me votim të drejtëpërdrejtë nga ana e Këshillit të Mësimdhënësve të fakultetëve si dhe depolitizimi i Universitetëve janë gjithashtu ndër pikat kryesore të ndryshimeve ligjore.

"Dobësitë të cilat i hasim në ligjin paraprak për arsim të lartë,e para ishtë që vet ligji është jofunksional përshkak të ndryshimeve të shumta që ka pësuar në vitet e kaluara. Për këtë arsye u vendos që të miratohet një ligj krejtësist i ri sepse ajo që është jofunksionale është e vështirë që të përmisohet. Propozim-ligji i ri i synon të kthehet kualiteti në arsim në vend, kthimi i autonomisë së universitetëve, krijim i një ambienti për ngritjen e hulumtimeve të përgjtihshme dhe shkencore si dhe ngritjen e nivelit e krijimtarisë artistike" -deklaroi Renata Deskovksa,Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Rëndësi dhe një pavarësi e vecant do t’u jepet organizimit studentor dhe pjesëmarrjes aktive të tyrë në poltikat e Universitetëve..Risi gjithashtu në këtë ligj sipas Deskovkskës është edhe krijimi i Agjensionit për kualitet I mbështetur në dy baza:Këshilli për akreditim dhe Këshilli për evaluim,të cilat do të kujdesen për kualitetin e programeve studimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat