Ligji për arsimin e lartë në Maqedoni kaloi në fazën e parë në Kuvend

Maqedonia

Ligji për arsimin e lartë në Maqedoni kaloi në fazën e parë në Kuvend

Më: 2 prill 2018 Në ora: 19:54
Ilustrim

Propozim ligji i ri për arsim të lartë kaloi fazën e parë të leximit në kuvend. Sipas ministres për Arsim, Renata Deskoska ndryshimet kanë qëllim arritjen e autonomisë së universiteteve, lirinë akademike dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit.

Zgjedhja studentëve dhe kuadrove profesionale, ulja e mandatit të rektorëve dhe dekanëve 3+3 si dhe zgjedhja e tyre me votim të drejtpërdrejtë nga ana e Këshillit të Mësimdhënësve të fakulteteve si dhe depolitizimi i Universiteteve janë gjithashtu ndër pikat kryesore të ndryshimeve ligjore.

“Dobësitë të cilat i hasim në ligjin paraprak për arsim të lartë,e para ishte që vet ligji është jofunksional për shkak të ndryshimeve të shumta që ka pësuar në vitet e kaluara. Për këtë arsye u vendos që të miratohet një ligj krejtësisht i ri sepse ajo që është jofunksionale është e vështirë që të përmirësohet. Propozim-ligji i ri i synon të kthehet kualiteti në arsim në vend, kthimi i autonomisë së universiteteve, krijim i një ambienti për ngritjen e hulumtimeve të përgjthshme dhe shkencore si dhe ngritjen e nivelit e krijimtarisë artistike”, deklaroi Renata Deskovksa, Ministre e Arsimit dhe Shkencës.

Rëndësi dhe një pavarësi e vecant do t’u jepet organizimit studentor dhe pjesëmarrjes aktive të tyre në politikat e Universiteteve..Risi gjithashtu në këtë ligj sipas Deskovskës është edhe krijimi i Agjencionit për kualitet I mbështetur në dy baza:Këshilli për akreditim dhe Këshilli për evaluim, të cilat do të kujdesen për kualitetin e programeve studimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat