Ali Sadiku emërohet drejtor në Institutin publik të kujdesit për fëmijë me probleme sociale

Maqedonia

Ali Sadiku emërohet drejtor në Institutin publik të kujdesit për fëmijë me probleme sociale

Më: 3 prill 2018 Në ora: 20:23
Ali Sadiku

Sot qeveria ka emëruar si drejtor në Institutin publik të kujdesit për fëmijë me probleme sociale Ali Sadikun si kuadër i BDI-së.

Sadiku vjen si kuadër nga Shkupi më saktësisht nga Gazi Baba dhe me profesion është profesor universitar.

Instituti publik i kujdesit për fëmijë me probleme sociale është institucion në të cilin mund të vendosen njerëz të cilët nuk kanë kushte për jetë të mirë në familjen e tyre dhe njerëz të cilët për shkaqe të ndryshme janë larguar nga shtëpia dhe kanë nevojë për kujdes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat