SHBA-ja falënderuese ndaj Maqedonisë për solidaritetin rreth rastit Skripal

Maqedonia

SHBA-ja falënderuese ndaj Maqedonisë për solidaritetin rreth rastit Skripal

Më: 4 prill 2018 Në ora: 11:39
DASH

SHBA-ja në disa raste deri më tani në takime në nivel të lartë me aleatët i ka shprehur falënderim Maqedonisë për përfshirjen në aksionin e përbashkët amerikano-evropian kundër Rusisë, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Uashingtoni. Në deklaratën e sotme për MIA-n, një përfaqësues i lartë i Departamentit amerikan të shtetit tha se SHBA-ja e vlerëson lartë solidaritetin e Maqedonisë me aksionin e përbashkët amerikano-evropian kundër Rusisë. “Falënderim për Maqedoninë kemi shprehur në shumë raste deri më tani në takimet në nivel të lartë me aleatët tanë të NATO-s”, thuhet në deklaratë. Departamenti amerikan i shtetit shtoi se i lënë aleancës ushtarake për të vendosur se çfarë hapa të mëtutjeshme do të ndërmarrë në lidhje me Rusinë nëse, theksohet, Moska vazhdon me agresion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat