Naip Rexhepi nga Kumanova është personi i vrarë sonte në Reçic të Vogël

Maqedonia

Naip Rexhepi nga Kumanova është personi i vrarë sonte në Reçic të Vogël

Më: 5 prill 2018 Në ora: 21:02
Reçica e Vogël

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy janë plagosur. Naip Rexhepi nga Kumanova është personi i vdekur sonte në Reçicë të Vogël, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe një tjetër po nga Kumanova. Sipas asaj që dihet deri më tani, persona të panjohur që kanë qenë në dy vetura të ndryshme, janë ndalur në rruge dhe janë përleshur mes vete me armë.

Burimet e para tregojnë se viktimat sapo kanë dalur nga selia e BDI-së për në rrugën kryesore kanë nisur zënka me një grup tjetër e pas sulmit me thika dhe grushte kanë nisur të gjuajnë edhe me armë zjarri. Nuk disa akoma numri i saktë i të plagosurve, ndërsa burimet jozyrtare tregojnë se përleshja ka qenë mes dy grupeve rivale politike nga Kumanova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat