Pakënaqësi të shumta nga shërbimet shëndetësore e sociale në Maqedoni

Maqedonia

Pakënaqësi të shumta nga shërbimet shëndetësore e sociale në Maqedoni

Më: 5 prill 2018 Në ora: 22:01
Ilustrim

Pakënaqësi të shumta sa i përket kualitetit të shërbimeve shëndetësore dhe sociale. Një pjesë e madhe e qytetarëve kërkojnë që në zonat rurale të ketë shërbime të ndihmës së shpejtë, ndërkaq një pjesë tjetër janë shprehur se gjatë kontrolleve të tyre mjekët kanë qenë shumë të zënë me çështje administrative.

Përqindje e konsiderueshme e qytetarëve ankohen se ilaçet janë të shtrenjta dhe vështirë gjenden. Këto janë disa nga rezultatet e hulumtimit të kryer nga ana e Qendrës për menaxhim me ndryshime, e cila në fokus e ka pasur analizimin e kualitetit të shërbimeve në sferën Shëndetësore dhe Sociale.

“Për fat të keq pjesa më e madhe e qytetarëve konsiderojnë se këto politika patjetër të modifikohen, se nuk janë të mjaftueshme dhe se janë të nevojshme të ndërmerren masa. Gjendja që paraqitet në sektorin e Shëndetësisë kërkon investime të patjetërsueshme, në këtë debat do të flasim si të tejkalohet ky problem”, deklaroi Neda Malevska, Qendra për menaxhim me ndryshimet.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska, u zotuan në përmirësimin e gjendjes.

Hulumtimi i Qendrës për menaxhim me ndryshime tregon se një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve janë të pakënaqur me shërbimet shëndetësore gjatë orëve të natës dhe festave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat