Kontesti i emrit, ndarje mes qytetarëve

Maqedonia

Kontesti i emrit, ndarje mes qytetarëve

Më: 7 prill 2018 Në ora: 16:36
Shkupi

Problemi me emrin, personalisht, është çështje e rëndësishme ose shumë e rëndësishme për 77% të qytetarëve në Maqedoni. Për shumë më pak banorë të vendit, 20%, çështja është e parëndësishme ose aspak e rëndësishme.

Jo vetëm që qytetarët mendojnë se çështja është e rëndësishme, por gati sa 75%, mendojnë dhe duhet të zgjidhet menjëherë.

Këto janë vetëm një pjesë e rezultateve të anketës së kryer nga OJQ Eurothink nga 1 deri më mars, në bashkëpunim me agjencinë M-Prospekt, për të cilën u debatua në edicionin e fundit në 360 Gradë, në Alsat M.

Anketa vuri në dukje gjithashtu një rritje të konsiderueshme në optimizmin se Maqedonia do të bëhet anëtare e BE-së. Pothuajse një e treta e qytetarëve mendojnë se kjo mund të ndodhë në 5 vitet e ardhshme, edhe pse është teknikisht e pamundur.

Tani qytetarët nuk mund të analizojnë shumë se sa kohë do të zgjasë ky proces i integrimit, i anëtarësimit dhe ngjashëm. Është puna e atyre që janë përzgjedhur dhe është detyrë e tyre. Qytetarët presin rezultate nga kjo – tha Ilina Mangova, IRI.

Anketa gjithashtu tregon dallime të konsiderueshme në mendimet mbi marrëveshjen me Bullgarinë. Nëse vetëm pesë muaj më parë, në muajin nëntor, 42.8% e qytetarëve kishin qëndrim pozitiv për të dhe madje 30% qëndrim negativ, tani kanë qëndrim pozitiv 49% dhe negativ më pak se 20%. Është interesante se kjo marrëveshje, që u perceptua si një inkursion në identitetin, tani po përjetohet shumë pozitive në lindje të Maqedonisë, kur në të njëjtën kohë atje vërehen rezervat më të mëdha për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Greqinë.

Dy çështjet nuk lidhen, qytetarët nuk i lidhin dy çështjet. Ata i dëgjojnë qendrat e pushtetit apo shpifjes që i marrin nga udhëheqësia politike – tha Andreja Stojkovski, Eurothink,

Anketa tregon se gjashtë nga dhjetë banorë në Maqedoni mendojnë se nëse kontesti i emrit shtyhet, do të ketë pasoja për shtetin. Sipas përkatësisë etnike, shqetësimet janë më të shprehura në mesin e shqiptarëve sesa midis maqedonasve. Në pyetjen e njëjtë u përgjigjën edhe qytetarët grekë në anketën që atje e realizoi OJQ Eliamep. Edhe atje shumica beson se nëse problemi shtyhet, do të jetë në dëm për shtetin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat