Bashkëpunëtori i afërt i Selës: Kryesia e re e ASH-së, me një frymë politike të vjetër e të lodhur!

Maqedonia

Bashkëpunëtori i afërt i Selës: Kryesia e re e ASH-së, me një frymë politike të vjetër e të lodhur!

Më: 9 prill 2018 Në ora: 15:01
Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Bekim Qoku

Bashkëpunëtori i afërt i Ziadin Selës, Bekim Qoku,nëpërmjet një postimi në fejsbuk, ndjehet tepër i zhgënjyer dhe shpreh keqardhje për kryesinë e re të sapo zgjedhur të ASh-së, të cilën e konsideron si frymë dhe politikë e vjetër dhe e lodhur.

Më tej ish deputeti Bekim Qoku në postimin e tij shpreh edhe ngushëllimet e tija për të gjithë shqiptarët që kishin një copëz shprese, se po vjen ndryshimi dhe do të përmbysej kasta e vjetër e politikbërjes. Ky reagim i z.Qoku vjen, menjëher pasi Kuvendi i ASh-së në Kuvendin e parë të mbajtur në Kërçovë, në mesin e anëtarëve të ri të Kryesisë Qendrore zgjodhi edhe ca “veteran” të politkës që në opinion njihen si misionar dhe shkatërrues të subjekteve politike.

Në vazhdim edhe statusi i plotë i ish deputetit Qoku: “Shpreh keqardhjet e mia të sinqerta për kryesinë e re të ASH-së, me një frymë dhe politike të vjetër e të lodhur. Ngushëllimet e mia për të gjithë ata shqiptarë që kishin një copëz shprese se po vjen një ndryshim dhe një përmbysje e kastës së vjetër të politikbërjes si dhe po ndodh një fillim i ri. Në qoftë se do kishte një piramidë përvojash, shqiptarët padyshim që në krye të saj do vendosnin zhgënjimin.

Por kohës së fundit, ky zhgënjim po kulmon në dëshpërim apo de’shpresëzim dhe rrjedhimisht në de-popullim të trojeve. Sidoqoftë, e nesërmja është disi tabula rasa, ajo është me plot të papritura, ku i dihet.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat