Detaje për zbulimin e laboratorit të drogës vdekjeprurëse në Maqedoni

Maqedonia

Detaje për zbulimin e laboratorit të drogës vdekjeprurëse në Maqedoni

Më: 9 prill 2018 Në ora: 19:14
Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ngritur kallëzim penal kundër një 36-vjeçari nga fshati Gërçec i Shkupit dhe ndaj një 58-vjeçari me shtetësi çeke nën dyshimet se kanë prodhuar dhe shitur një drogë vdekjeprurëse të quajtur kristal met.

Policia ka zbuluar se droga është prodhuar në shtëpinë e banorit të Gërçecit, ndërsa shtetasi çek e ka ndihmuar procesin e prodhimit pasi ky lloj i drogës, origjinën e ka nga Çekia. Në laboratorin e impovizuar janë gjetur disa substanca kimike që nevojiten për prodhim të kësaj droge si metamfetamin, benzil metil keton, dhe pseudoefedrin dhe disa përbërje të tjera.

Ministria e Punëve të Brendshme

“Policët kanë bastisur shtëpinë e B.M nga fshati Gërçec më 3 prill të vitit 2018 por ai nuk është gjetur aty. Gjatë bastisjes, janë gjetur substanca të shumta kimike si metamfetamin, benzil metil keton, dhe pseudoefedrin si dhe substanca të tjera të nevojshme për prodhimin e drogave sintetike. Metamfetamini është një substancë psikotropike ndërsa benzil metil ketoni dhe pseudoefedrini janë prekursorë me të cilat fitohet substanca psikotropike nga lloji i stimuluesve amfetamin”

Policia shpjegon se kjo drogë në tregun e zi thirret me disa emra të ndryshëm. Quhet kristal met, pernik ose perventin. Këtë drogë sintetike policia shpjegon se po e takon për herë të parë në Maqedoni, pasi kryesisht prodhohet në Çeki. Me përdorim të rregullt të kësaj droge sintetike për dy vjet, shkatërrohet sistemi nervor dhe truri dhe mund të shkaktohet edhe vdekje.

Policia ka arritur ta prangosë vetëm shtetasin çek të cilit prokuroria më pas i ka shqiptuar paraburgim 30-ditor, ndërsa banori i Gërçecit po kërkohet ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat