Sopotasit lirohen përfundimisht nga akuza - Bota Sot
Sopotasit lirohen përfundimisht nga akuza

Maqedonia

Sopotasit lirohen përfundimisht nga akuza

Më: 11 prill 2018 Në ora: 18:48
Pamje arkiv

Sot është marrë përfundimisht vendimi që të akuzuarit në rastin “Sopoti” të lirohen nga akuza.

Më 19 mars, Prokuroria Publike Speciale e mbylli rastin në fjalë, në mungesë të fakteve lidhur me akuzat për terrorizëm për 11 banorët e fshatit Sopot të Kumanovës. Ndërsa të akuzuar në këtë vepër ishin 11 persona, ku njëri ka ndërruar jetë, 4 mbeten ende të pakapshëm për organet e rendit, kurse 6 të akuzuarit që u shpallën të pafajshëm në seancën e fundit të mbajtur më 19 mars thane se do të kërkojnë dëmshpërblim për burgun që vuajtën.

Kurse të akuzuarit ishin dënuar me mbi 150 vjet burg për një shpërthim që kishte ndodhur në fshatin e tyre, që ndodhet afër kufirit me Serbinë., që si pasojë nga shpërthimi i një mine kishin humbur jetën dy ushtarë polak të forcave të NATO-së dhe një shoqërues civil.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test