Opozita kthehet në Kuvend, miratohen ligjet nga fusha e sigurisë

Maqedonia

Opozita kthehet në Kuvend, miratohen ligjet nga fusha e sigurisë

Më: 12 prill 2018 Në ora: 16:39
Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Maqedonisë ka arritur më në fund të miratoj disa nga ligjet kryesore nga fusha e sigurisë dhe gjyqësorit, si ligjin për dëshmitarët e mbrojtur, ligjin për agjencinë operative-teknike dhe ligjin për ndjekjen e komunikimeve elektronike. Këto ligje janë miratuar me 86 vota, apo me dy të tretat sa edhe kërkohej për kalimin e tyre. Votimi i paketës ligjore vjen pas vendimit të VMRO DPMNE-së opozitare që të kthehet në Kuvend.
 “Jemi të vetëdijshëm se ligjet nuk janë ideale, por shumë më të mira se propozimet e LSDM-së. Kemi ndërhyrë në 11 raste në zgjidhjet e propozuara dhe mund të them se drejtësia është në nivel”, ka deklaruar deputetja e VMRO DPMNE-së, tha Nevendka Stamenkovska.

Nga Lidhja Social-Demokrate kanë thënë se “Ligjet garantojnë transparencë të institucioneve dhe rritje të efikasitetit në punë”.

Frosina Remenski ka thënë se “ligji për ndjekjen e komunikimeve nuk do të keqpërdoret si në të kaluarën kur në mënyrë të paligjshme qeveria e kaluar kishte përgjuar mbi 20 mijë politikanë, afaristë, gazetarë, opozitare e qytetarë të tjerë”.

Në procedurë për miratim janë edhe ndryshimet në ligjin për gjykatat, prokurorinë publike dhe për procedurën penale. Këto ligje pritet të vendosen në rend dite në seancën e ditës të hënë pas konsultimeve që do të zhvillohen në VMRO DPMNE lidhur me përmbajtjen e tyre.

Miratimit të ligjeve i kanë paraprirë negociata të gjata mes pushtetit dhe opozitës. Votimin e tyre VMRO-ja e kishte kushtëzuar me vënien emocioni i votëbesimit të qeverisë që ishte edhe kusht për ndërprerjen e bojkotit.

Mes LSDM-së dhe VMRO-së janë zhvilluar negociata edhe për çështjen tjera edhe pse nuk janë kumtuar zyrtarisht. Bëhet fjalë për lirimin nga paraburgimi të disa deputetëve të opozitës, të akuzuar për ngjarjet e dhunshme më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë. Pjesë e marrëveshjes thuhet të jenë edhe ndryshimet në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në trupat rregullator të agjencisë së mediave, të transmetuesit publik dhe në shumë sfera tjera.

Miratimi i ligjeve reformuese ka rëndësi të madhe për marrjen e raportit pozitiv nga Komisionit Evropian integrimit të Maqedonisë. Brukseli disa herë ka bërë me dije se pa miratimin me konsensus të këtyre ligjeve gjasat janë minimale që Maqedonia të zhbllokoj procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat