Ushtari i tre luftërave po vuan 12 vjet burg, dëshmi për rast të pastër të montuar

Maqedonia

Ushtari i tre luftërave po vuan 12 vjet burg, dëshmi për rast të pastër të montuar

Më: 14 prill 2018 Në ora: 09:18
Rexhep Rexhepi

Ish-ushtari i tre luftërave të UÇK-së dhe UÇPMB-së, Rexhep Rexhepi, i njohur si komandant Çiçavica nga Kumanova që u dënua me 12 vjet burg ka reaguar për INA duke theksuar se rasti i tij është një montim klasik dhe duhet të zbardhet e vërteta.

Ai ishte arrestuar më 23 prill të vitit të 2015 gjatë një operacioni të njësiteve speciale, ku bashkë me të u arrestuan dhe më pas u lanë të lirë edhe dy vëllezërit e tij. Por sot e kësaj dite ai kërkon drejtësi, sepse bëhet fjalë për një rast klasik të montuar.  Rexhepi ka reaguar ashpër duke thënë se pas dështimeve për likuidimin e tij, më në fund ia montuan një rast.

“Pse spo dilni me tregu qysh e bonet montimin e rastit tem. Ju boj thirrje ju qe e organizuat tri herë likuidimin tim, por spatet sukses, fal aftesive te mija.E pastaj montuat kete rast qe edhe gjykatsja ju tha qe s’ka si ta denojme, por ju prap ne zyrat e juaja me kercenime e detyruat te me gjykoj. Edhe pse me ligj vepra pëer te cilen u denova si rast i montuar eshte 3 deri 8 vjet, urdheri juaj ishte 12 vjet. E dini ju per cilet bohet fjale”, ka theksuar për INA, Rexhep Rexhepi.

Dënimin me 12 vjet burg e shqiptoi Gjykata Themelor e Kumanovës, ndërsa më pas është vërtetuar edhe në Gjykatën e Apelit.

Rexhepi u dënua pasi që sipas policisë në shtëpinë e tij ishte gjetur material eksplozivi. Djali i tij kishte deklaruar për INA se atë ditë policia pasi që kishte kryer bastisjen, në një moment na urdhëron të dalim jashtë dhe pas bastisjes së dytë, dolën dhe thanë se kanë gjetur eksploziv.

Rexhep Rexhepi ishte edhe invalid i luftës së UÇK-së,  me status të pranuar edhe nga Republika e Kosovës, ndërsa së fundi  po punonte si punëtor për mirëmbajtje në një nga shkollat e qytetit të Kumanovës. Ai u arrestua vetëm disa ditë pas sulmit në stacionin policor në Goshincë dhe disa ditë para rastit të 9 majit të 2015 në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat