Për arsye politike Faadis Rexhepi shkarkon nga puna Ridvan Aliun! - Bota Sot
Për arsye politike Faadis Rexhepi shkarkon nga puna Ridvan Aliun!

Maqedonia

Për arsye politike Faadis Rexhepi shkarkon nga puna Ridvan Aliun!

Më: 16 prill 2018 Në ora: 14:39

Drejtori i postës së Maqedonisë, Faadis Rexhepi mendon se ai është personi dhe funksionari më i përsosur i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe për këtë dëshiron të "zhdukë" çdo mundësi që ai të shkarkohet nga ky post duke kryer edhe hakmarrje ndaj personave që shfaqin ambicia për postin në fjalë.

Mësohet se Faadis Rexhepi ka shkarkuar nga puna aktivistin edhe anëtarin e kesaj partie nga dega e Studeniçanit për shkaqe "inate politike pasi" qe ai ka mësuar se aktivisti dhe antari i kesaj partie ne degen e Studenicanit, Ridvan Aliu i punësuar në Postën e Maqedonisë ka bërë publike se dega e kesaj partie në komunen e studeniçanit kërkojnë nga kreu i BDI-së që kësaj dege t'i jepet drejtoria e Postave të Maqedonisë. 

Për këtë shkak Drejtori Rexhepi ka shkarkuar në mënyrë eksprese nga puna, Ridvan Aliun duke i bërë me dije se ai është "sherif i postës" dhe secili person që dëshiron apo shfaq ambicie për një gjë të tillë do të largohet nga puna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test