Komuna Karposh ka miliona euro borxhe - Bota Sot
Komuna Karposh ka miliona euro borxhe

Maqedonia

Komuna Karposh ka miliona euro borxhe

Më: 16 prill 2018 Në ora: 15:21
Stefan Bogoev

Enti Shtetëror për Revizion (ESHR) ka konstatuar shumë parregullsi në Raportin për punën e komunës Karposh, për vitin 2016.

Sipas raportit, borxhi i komunës është 18 milionë euro, borxhe plotësuese, shfrytëzim kredie prej 2,6 milionë euro, në mënyrë joefikase.

Gjithashtu është regjistruar ndërtim i objektit komunal, pa dokumentacion të duhur dhe pa vendim të Këshillit komunal, kurse hapësira ku është vendosur komuna është ndërtim i egër.

Në raport thuhet se edhe disa OJQ kanë marrë para komunale, pa raporte kthyese për harxhimet e parave.

Kryetari i tanishëm i Karposhit, Stefan Bogoev bëri të ditur se raporti është dorëzuar në Policinë financiare dhe në Prokurorinë Themelore Publike (PTHP), nga ku pret që të kryejnë punën e tyre, për të vërtetuar nëse ka krim dhe keqpërdorim detyre. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test