Policia e pyjeve me protesë për kushte më të mira për punë

Maqedonia

Policia e pyjeve me protesë për kushte më të mira për punë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 16:15
Protesta

Punonjësit e policisë pyjore, përmes një proteste përpara Ministrisë së Bujqësisë, i kërkuan ministrit Ljupço Nikolovski të përmirësojë kushtet në të cilat punojnë.

 Ata kërkuan që tu paguhet puna jashtë orarit të punës dhe puna në turne, si dhe urgjentisht të nënshkruajnë një marrëveshje kolektive. Nëse në javët e ardhshme nuk gjejnë zgjidhje të përbashkët për problemet me të cilat ballafaqohen, ata paralajmërojnë radikalizimin e protestës.

"Nëse nuk na dalin në ndihmë, ne paralajmërojmë protesta më masive, dhe nëse edhe kjo nuk funksionon, qëllimi përfundimtar është një grevë e përgjithshme – tha Nikolla Gagovski" – kryetar i sindikatës së pavarur të policisë pyjore.

"Nëse ka një grevë, 50% e të punësuarve do të jenë në punë. Ajo është në përputhje me ligjin" – u shpreh Sllobodan Manevski, nënkryetar i Sindikatës së pavarur të policisë pyjore.

Nga Ministria e bujqësisë i pranuan në bisedë përfaqësuesit e sindikatës, dhe pas takimit njoftuan:

Në takim u diskutua evidenca e punës jashtë orarit, që do të dëshmohet me procesverbale për sekuestrimin e sendeve dhe mjeteve. U përfshinë dhe u diskutuan procedurat para autoriteteve të tjera kompetente, me çka do të shihet realisht nevoja e punës jashtë orarit të punës. Deri në mes të majit, pritet të përfundojë procesi i negociatave për nënshkrimin e marrëveshjeve kolektive. Përfaqësuesit e policisë pyjore tani do të kenë një rol aktiv në procesin e ndryshimit dhe plotësimit të Ligjit për pyjet – njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë.

Në policinë pyjore ka rreth 400 punonjës që kujdesen për prerjen e druve, gjuetinë dhe peshkimin joligjor dhe ligjor, si dhe për probleme të tjera aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat