Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjës në NATO

Maqedonia

Turqia mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe Bosnjës në NATO

Më: 16 prill 2018 Në ora: 18:00
Mevlut Çavushoglu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka deklaruar se NATO përshëndet “transparencën” e Turqisë në operacionin e saj kundër-terrorist “Dega e Ullirit”, i cili zhvillohet në Afrin të Sirisë.

“Ministri Çavushoglu më tregoi për operacionin ‘Dega e Ullirit’ dhe unë jam mirënjohës për transparencën e vazhdueshme të Turqisë mbi këtë”, tha Stoltenberg në konferencën e përbashkët për media me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavushoglu.

Shefi i Aleancës së NATO-s tha se Turqia “me të vërtetë” bëri shumë për aleancën, pavarësisht përballjes me sfidat “serioze” të sigurisë. “Asnjë aleat tjetër i NATO-s nuk ka pësuar aq shumë sulme terroriste sa Turqia. Dhe, ju jeni aleati më i ekspozuar ndaj paqëndrueshmërisë në këtë rajon”, tha Stoltenberg.

Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste YPG/PKK dhe të DEASH-it nga Afrini mes kërcënimeve në rritje nga rajoni.

Ndërkaq, shefi i diplomacisë turke, i cili kërkoi mbështetje më të madhe në procesin e zgjerimit të NATO-s, deklaroi se Turqia mbështet proceset e anëtarësimit të Maqedonisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Gjeorgjisë.

Ai tha se Turqia po lufton kundër të gjitha llojeve të organizatave terroriste, duke shtuar se presin më shumë mbështetje nga NATO në luftën kundër terrorizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat