Data e bisedimeve për Maqedoninë më së voni deri në muajn korrik - Bota Sot
Data e bisedimeve për Maqedoninë më së voni deri në muajn korrik

Maqedonia

Data e bisedimeve për Maqedoninë më së voni deri në muajn korrik

Më: 16 prill 2018 Në ora: 19:52
Ilustrim

Anëtaret e Bashkimit Evropian dëshirojnë që Maqedonia të fillojë bisedimet më së voni në korrik të këtijë viti, bënë të ditur AIM nga burime të larta diplomatike në Bruksel.

Ashtu siç informon korrospondetja e AIM-së nga Brukseli, kryetari i bullgar dëshiron që data për bisedime të caktohet në qershor derisa Bullgaria është udhëheqëse e BE-së, por kjo nëse nuk ndodh vendet anëtare të BE-së datën do ta japin më së vonë në korrik, nën kryesimin e përfaqësusëve austriak, “edhe nëse nuk është e zgjidhur konteksti i emrit, por nëse është në rrugë për t’u zgjidhur”, theksojnë nga AIM nga Brukseli.

Tek shtetet anëtare mbizotëron atmosferë “shumë pozitive” ndaj Maqedonisë dhe progresit të reformave në vend. Është kaqë atmosferë pozitive ku do të ishte e vështirë për Greqinë që të bllokonte një datë fikse për negociata dhe nëse Greqia e bllokon atë, do të jetë e negative për të, thonë burimet diplomatike nga një vend anëtar i rëndësishëm i BE-së për AIM-ën.

Në fund, sqarojnë se disa shtete anëtare, duke përfshirë ato më të mëdha, dëshirojnë që data e fillimit të negociatave të jepet në një paketë të Maqedonisë dhe Shqipërisë, përparimi i reformës së të cilit është takuar edhe me shumë reagime pozitive në Bruksel. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test