Maqedoni – Të burgosurit shembullorë do të vizitojnë ngjarje kulturore-artistike

Maqedonia

Maqedoni – Të burgosurit shembullorë do të vizitojnë ngjarje kulturore-artistike

Më: 16 prill 2018 Në ora: 22:06
Ilustrim

Ministri i Kulturës, Robert Allagjozovski dhe drejtori i ENP Burgu Shkup në Shuto Orizarë, Gjoko Kotevski do të nënshkruajnë memorandum për bashkëpunim me të cilin parashihen aktivitete për avancimin e përmbajtjeve kulturore-artistike për të burgosurit si një ndër kategoritë më të ndjeshme të qytetarëve.

Masat parashohin vizitë në ngjarje kulturore-artistike për të dënuarit shembullorë, pasurim të bibliotekave, organizim të punëtorive dhe ngjarjeve kulturore-artistike në burg nga të dënuarit dhe me mysafirë artistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat