Çfarë u tha Kryeministri Zaev familjarëve të të vrarëve të rastit “Monstra”?

Maqedonia

Çfarë u tha Kryeministri Zaev familjarëve të të vrarëve të rastit “Monstra”?

Më: 17 prill 2018 Në ora: 10:37
“Monstra"

Javorja Fokus bën të ditur se Goran Naqevski, babai i Aleksandrit, njërit nga pesë të vrarit në liqenin e Smilkovës, ka folur para gjykatës, në lidhje me rastin “Monstra”.

Ai ka kërkuar nga gjykata që të publikojë dhe të tregojë se të kujt janë pesë numrat telefonik që janë të përcaktuar si fshehtësi shtetërore, numra që kanë komunikuar me të akuzuarit në këtë rast.

Sipas tij, Kryeministri Zaev ka thënë se ato numra u takojnë funksionarëve të BDI-së, dhe se u ka treguar një bisedë ndërmjet Nevzat Bejtës dhe të akuzuarit Fejzi Aziri.

Naqevski shprehet se vetura Opel Omega, që përmendet si automjet i përdorur nga kryerësit e vrasjes, është e MPB-së dhe për këtë u ka thënë vetë Zaevi.

Prandaj, Naqevski kërkon që Zaevi të del para gjyqit dhe të përballet me familjarët e të vrarëve.

Përndryshe, Zaev deklaroi para disa ditësh se është takuar me familjarët dhe u ka kërkuar që rasti të mbetet në duar të gjyqësisë për të marrë përfundimin e merituar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat