OBRM-PDUKM: Nepotizmi dhe korrupsioni është bërë simbol i qeverisë kriminale

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Nepotizmi dhe korrupsioni është bërë simbol i qeverisë kriminale

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:18
OBRM-PDUKM

Nepotizmi dhe korrupsioni janë bërë simbol mbrojtës i karakterit kriminal të qeverisë. Çdo ditë po vërtetohet se Zaev dhe rrethi i tijë nuk e kanë për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve, por pasurimi e tyre të pamend, thuhet në deklaratën e OBRM-PDUKM-së.

Nga kjo parti thonë se është bërë e qartë pse ndryshojnë ligjet me të cilat lirohen nga taksat vetëm kompanitë e zv. kryeministrit, Koço Angjushev ose të njëjtave i’u jepen miliona tendera. Zv. kryeministri ka ardhur në pozitë me borxhe nga 26 milionë euro të cilat me patjetër duhet t’i kthejë.

OBRM-PDUKM-ja opozitare thekson se kjo qeveri ka bërë ndryshime dhe përshtatje në drejtim të veprimeve kriminale, duke eliminuar mekanizmat kontrolluese për procedura të tilla, kurse një nga këto reforma është shfuqizimi i Këshillit për prokurime publike, për t’u mbrojtur tenderat, nga ankesat. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat