Mariciq: Maqedonia po përparon, dëmet e së kaluarës nuk riparohen brenda natës - Bota Sot
Mariciq: Maqedonia po përparon, dëmet e së kaluarës nuk riparohen brenda natës

Maqedonia

Mariciq: Maqedonia po përparon, dëmet e së kaluarës nuk riparohen brenda natës

Më: 17 prill 2018 Në ora: 11:26
Bojan Mariciq

Raporti i Komisionit Europian është verifikim i përpjekjeve për të gjithë që kontribuan: Qeveria, Parlamenti, gjitha partitë, organizatat qytetare, mediumet, thotë Bojan Mariciq, këshilltarë për eurointegrime në Kabinetin e Kryeministrit Zoran Zaev.

"Si rezultat i përparimit të arritur, Komisioni Europian propozon hapjen e bisedimeve për antarësim me Maqedoninë. Vazhdimi i zbatimit të reformave do të jenë kyçe për progresin e ardhshëm të vendit. Për ta mbështetur këtë, KE do të zbaton qasje më të fuqishme lidhur me gjyqësorin, të drejtat fundamentale, liritë dhe sigurinë në vend. Këto janë pjesë e konkludimit të Komisionit Europian për Maqedoninë, me të cilën kthehet propozimi i pakushtëzuar për negociata.

Në këtë është cekur se Maqedonia në pjesë  të madhed e ka kaluar krizën e thellë politike dhe se për disa reforma do të duhet kohë që të zbatohen, sepse dëmi që është shkaktuar vitet e kaluara nuk mund të kompenzohet brenda natës", thotë Mariciq.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test