Liderët ballkanik, përgëzojnë Shkupin për arritjet

Maqedonia

Liderët ballkanik, përgëzojnë Shkupin për arritjet

Më: 19 prill 2018 Në ora: 09:35
Zoran Zaev dhe Federica Mogherini

Ashtu siç paralajmroj dje në orët e mëngjesit Zhurnal, mbrëmjen e së mërkurës liderët e shteteve të Ballkanit Përendimor, u ulën në një drakë të përbashkët për të diskutuar mbi sfidat dhe prespektivat e Ballkanit Perëndirmor në rrugëtimin e tij euro-atlantik.

Me këtë rast, pas raportit pozitiv që i është dhënë Maqedonisë dhe Shqipërisë, nga Komisioni Evropian të pranishmit kanë uruar kryeministrin Zoran Zaev dhe Edi Rama.

Përndryshe, dje komisioneri për Zgjerim dhe Politikat e Fqinjësisë së Bashkimit Europian, Johannes Hahn i dorëzoi autoriteteve të Shkupit progres-raportin e Komisionit Europian.

Hahn përshëndeti angazhimin e autoriteteve për realizimin e reformave të nevojshme që i mundësuan Maqedonisë marrjen e rekomandimit për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE. Kryeministri Zoran Zaev nuk e fshehu kënaqësinë për këtë vendim të Komisionit duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm që i detyron të vazhdojnë punën e deritanishme.

“Vendi juaj përshkoi një rrugë të gjatë dhe krahas rrethanave të vështira, arriti ta kapërcejë krizën e thellë politike duke u kthyer në shtegun evropian që ishte synim i të gjitha përpjekjeve”, tha Hahn duke nënvizuar ndryshimet pozitive “që po reflektojnë shpresat, energjinë pozitive dhe transparencën”.

Pasditen e së mërkurës qëndroi në Shkup edhe Përfaqësuesja e Larte e Politikës së Jashtme të BE , Federica Mogherini. Në një konferencë për shtyp, Mogherini tha se qeveria duhet të krijojë hapësirë për opozitën, ndërsa opozita të marrë përsipër përgjegjësitë që i takojnë.

Ajo u shpreh se shtetet e Ballkanit e kanë vendin në Bashkimin Europian, një proces të cilin e quajti “ribashkim i Europes”.“U kthyet në shtegun e mirë. Mund të festoni; kjo është arritje e madhe, por pastaj t’i ktheheni punës!”, tha Mogherini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat