Greqia e zemëruar: Hahn po minon bisedimet me Maqedoninë

Maqedonia

Greqia e zemëruar: Hahn po minon bisedimet me Maqedoninë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 22:26
Athinë

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë e ka quajtur “fatkeqësi” deklaratën e komisarit evropian për Zgjerim, Johannes Hahn se në 15 ditët e ardhshme mund të zgjidhet kontesti ndërmjet Shkupit dhe Athinës rreth emrit të Maqedonisë.

Në kumtesën e kësaj ministrie kërkohet nga Hahn “që të ndalojë së paraqituri pamjen e gabuar nga bisedimet, të cilat siç thuhet, tregojnë se ‘nuk kuptohen’”.

“Ajo më e pakta që ai mund të bëjë është të ndalojë që t’i minojë”, thuhet në kumtesë.

Në Athinë transmetojnë se kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev ka thënë se deklarata e Hahn është “e tepruar” dhe konsideron se është e pamundur që të arrihet marrëveshja me Greqinë brenda dy javësh.

Ndryshe, raundi i tretë i negociatave Greqi-Maqedoni për zgjidhjen e kontestit të emrit mbahet nesër në Vjenë, me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat