Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës ndihmën sociale e shfrytëzojnë 644 familje

Maqedonia

Në Dibër dhe Qendrën e Zhupës ndihmën sociale e shfrytëzojnë 644 familje

Më: 26 prill 2018 Në ora: 13:25
Ilustrim

Të drejtë të ndihmës financiare nëpërmjet qendrave komunale për punë sociale në Dibër, ku me aktivitetet e tyre e mbulojnë edhe Qendrën e Zhupës, përfshihen 644 shfrytëzues, afërsisht me 1.800 anëtarë.

“Bëhet fjalë për persona të papunësuar, të cilët rregullisht janë paraqitur në Agjencinë për Punësim. Shumica prej tyre, rreth 85 për qind janë nga komuna e Dibrës. Duke krahasuar me vitet e kaluara numri i shfrytëzuesve të kësaj të drejte, përafërsisht numri është zvogëluar për 100 familje. Kjo vjen për shkak të faktit se një pjesë e tyre janë punësuar jashtë shtetit, thotë Kreshnik Paçuku, drejtor i Qendrës.

Çka ka të bëjë me të drejtat e tjera të mbrojtjes sociale, siç thotë Paçuku, 115 persona shfrytëzojnë të drejtën e përhershme të ndihmës sociale, 370 persona kanë siguruar të drejtën për kujdese ndaj personave tjerë, ndërsa 10 persona gëzojnë të drejtën e shfrytëzimit me kusht të personave me aftësi të kufizuara nga lufta. Ndërsa subvencione për harxhimin e energjisë elektrike marrin rreth 500 familje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat