Asistencë personale për personat me aftësi të kufizuara

Maqedonia

Asistencë personale për personat me aftësi të kufizuara

Më: 29 prill 2018 Në ora: 14:38
ilustrim

Personat me aftësi të kufizuara ose plotësisht të verbër për herë të parë do të kenë të drejtën e asistencës personale për 80 orë në muaj, respektivisht 20 orë në javë. Kërkesat për këtë të drejtë duhet t’i dërgojnë në qendrat për punë sociale të vendbanimit të tyre duke filluar nga 1 prilli e deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Programi për asistencë personale që realizohet për herë të parë në Maqedoni ka për qëllim që personave në fjalë tu ofrohet mbështetje dhe ndihmë në shtëpi, në vendin e punës, në procesin e arsimimit të lartë, në arsimin joformal, në rehablitimin profesional si dhe ndihmë dhe mbështetje në bashkësi.

Veç më kemi disa persona të cilët kanë parashtruar kërkesë, që kanë plotësuar formularët për atë që kanë nevojë. Nga mesi i muajit maj, pas përfundimit të këtyre trajnimeve të shkurtra do të bëjmë një rrjet mes personave me pengesa dhe personave që do të jenë asistentë që të njihen dhe të shohim nëse i përgjigjen njëri – tjetrit dhe sa orë të nevojshme do t’i marrin personat në fjalë si shërbim nga asistentët personal – dekalroi Dushan Tomshiq nga Ministria e Punës Sociale.

Ndërkohë, nga Ministria për punë sociale përkujtojnë se të drejtën e asistencës personale mund ta fitojnë personat e moshës 18 deri në 64 vjet. Për këtë qëllim, nga kjo e fundit duke nisur nga data 2 maj do të dërgojnë në trajnim të posaçëm për këtë shërbim 150 persona të papunë.

Sigurisht do të jenë persona që do të kenë të përfunduar shkollimin e mesëm, që janë më afër shërbimit asistentë personal në bazë të arsimit të kryer. Do të zgjedhim 100 dhe do t’i trajnojmë mirëpo 50 do t’i lëmë rezervë nëse dikush tërhiqet gjatë trajnimit. Por, sigurisht për shkak të interesit të lartë ne mendojmë ta vazhdojmë procesin dhe të sigurojmë më shumë asistentë dhe me këtë të sigurojmë më shumë shërbime për vetë shfrytëzuesit gjatë periudhës së marrjes së shërbimit – theksoi Dushan Tomshiq.

Programi për asistencë personale për personat me aftësi të kufizuara, fillimisht do të realizohet në 7 qytete të Maqedonisë dhe atë: Shkup, Kumanovë, Gostivar, Strugë, Negotinë, Strumicë dhe Manastir. Mjetet për këtë program janë siguruar nga buxheti i Ministrisë për punë sociale për vitin 2018 dhe kapin vlerën prej 17 milionë e 500 mijë denarësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat