Ivanov përsëri e ka propozuar Bogovin për guvernator të Bankës Popullore

Maqedonia

Ivanov përsëri e ka propozuar Bogovin për guvernator të Bankës Popullore

Më: 30 prill 2018 Në ora: 12:52
Dimitar Bogovin

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, përsëri e ka propozuar Dimitar Bogovin për guvernator të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM), njofton Portalb.mk.

Në pajtueshmëri me autorizimet e tij, presidenti Ivanov, propozimin e ka dorëzuar deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Ashtu siç theksohet në kumtesën e Kabinetit të shefit të shtetit, me qëllim që Republika e Maqedonisë ketë guvernator i cili në mënyrë të përgjegjshme do ta kryej këtë funksion të rëndësishëm, Ivanov në dy muajt e kaluar ka kryer konsultime me Lidhjen e Odave Ekonomike, Odën Ekonomike të Maqedonisë me Shoqatën Bankiere, me Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë dhe me faktorë tjerë të kësaj fushe, dhe këtë vendim e ka marrë vetëm për shkak personalitetit kualitativ dhe profesional.

Bogov është guvernator i BPRM-së nga viti 2011. Ai ka 23 vjet përvojë pune prej të cilave 9 vjet ka qenë në pozita udhëheqëse në sektorin publik, një në fushën e shërbimeve konsultative dhe katër në pozitë të lartë udhëheqëse në bankën më të madhe të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat