Dita e flamurit Evropian, marsh malor në Vodno

Maqedonia

Dita e flamurit Evropian, marsh malor në Vodno

Më: 5 maj 2018 Në ora: 11:11
Maqedoni

Në nder të Ditës së Flamurit Evropian Lëvizja evropiane e Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me delegacionin e BE-së edhe këtë vit e organizon marshin tradicional malor deri në Vodno.

Para selisë së BE-së do të bëhet këmbimi i flamujve të Maqedonisë dhe ai i Bashkimit Evropian dhe më pas pjesëmarrësit në marsh do të nisen drejt majës së Vodnos, ku do të vendosen të dy flamujt. Pjesëmarrësit në marsh do të fitojnë bluza me logon e Bashkimit Evropian dhe kupon për çaj të ngrohtë dhe një porcion me fasule mali.

Në marshin malor pritet të marrin pjesë shumë bjeshkatar, aktivist të Lëvizjes evropianë në Maqedoni, studentë dhe qytetarë të tjerë.

Përveç karakterit ceremonial, ky manifestim ka për qëllim ta afirmojë sportin dhe aktivitetet rekreative malore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat