Arrestohen 10 shtetase të huaja në një objekt hotelerik në Zherovjan

Maqedonia

Arrestohen 10 shtetase të huaja në një objekt hotelerik në Zherovjan

Më: 5 maj 2018 Në ora: 23:42
Ilustrim

Policia mbrëmë ka arrestuar 10 shtetase të huaja në një objekt hotelierik  në Zherovjanë të Tetovës në një kontroll aksioni në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë lidhur me keqpërdorimin e qëndrimit turistik. Nga të arrestuarat, tetë janë shtetase të Serbisë dhe nga një prej BeH dhe Bullgaria. Ato janë mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme, informuan nga Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat