OBRM-PDUKM bllokon ligjin e ri për media

Maqedonia

OBRM-PDUKM bllokon ligjin e ri për media

Më: 7 maj 2018 Në ora: 18:51
Ilustrim

Pas tre ditësh, Komisioni Kuvendor për Transport dhe Lidhje, filloi të diskutojë ndryshimet në Ligjin e ri për Media. Amendamenti i parë i propozuar nga OBRM-PDUKM ka të bëjë me shpërblimin e anëtarëve të Agjencisë për Media. Ligji përcakton se shuma është deri në katër paga mesatare, ndërsa OBRM-PDUKM kërkon që shuma të jetë më e ulët. Amendamenti u pranua nga propozuesit e ligjit, duke argumentuar se paga më të larta do të shtyjë anëtarët e rinj të jenë të pavarur nga partitë politike dhe do të jenë më të motivuar për të punuar. Të pakënaqur me refuzimin, OBRM-PDUKM përdori mënyra e vjetra me replika dhe kundër përgjigje për të ndaluar shqyrtimin e amendamenteve. Ata e de fokusuan debatin me akuza politike deri tek Ministri për Shoqëri Informatike, Damjan Mançevski.

Mançevski tha se OBRM-PDUKM vepron ndryshe nga ajo që thotë para kamerave dhe zgjeron debatin me vetëm një qëllim, duke bllokuar Ligjin e ri të Media.

Por ndryshe mendon kryetarja e Komisionit, Liljana Zaturovska, deputete e OBRM-PDUKM-së. Ajo e sheh propozimin e amendamenteve dhe diskutimin mbi ta si një detyrim ndaj qytetarëve.

Për më shumë se dy orë u debatua vetëm për një amendament. Duke marrë parasysh dinamikën, shqyrtimi i ndryshimeve 75 amendamenteve pritet të zgjasë me ditë. Dallimet kryesore midis qeverisë dhe opozitës janë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Këshillit të RTVM dhe Agjencisë për Media. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat