MPJ ka nisur procedura për përgjegjësi të ambasadorit Vasko Naumovski në SHBA

Maqedonia

MPJ ka nisur procedura për përgjegjësi të ambasadorit Vasko Naumovski në SHBA

Më: 8 maj 2018 Në ora: 08:28
Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ)

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) ka deklaruar për portalin MKD se “është duke vijuar procedura për sqarimin e rastit rreth ambasadorit të Maqedonisë në SHBA”.

Kjo procedurë vjen pas skandalit të ambasadorit Vasko Naumov, në Washington, i cili nuk ka pranuar që ta mirëpresë, e as ta takojë, apo shoqërojë ministren e Mbrojtjes, Radmilla Sheqerinska, gjatë vizitës së saj në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Ky skandal u kuptua nga vetë Sheqerinska, e cila në Tv Temla sqaroi situatën e palakmueshme të përballur në SHBA.

Madje, Sheqerinska shprehet se nuk ka problem qëndrimi i ndryshëm politik i ambasadorit Naumovski, por kur janë në pyetje çështje shtetërore, atëherë politika duhet lënë anash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat