Disa ndryshime në Ligjin për shëndet gjatë punës në Maqedoni, janë të pa zbatueshme

Maqedonia

Disa ndryshime në Ligjin për shëndet gjatë punës në Maqedoni, janë të pa zbatueshme

Më: 8 maj 2018 Në ora: 12:43
Ilustrim

Në Maqedoni ende vdiset në vendin e punës. Vetëm vitin e kaluar janë regjistruar 24 raste të vdekjeve dhe 134 të lënduar, ndërsa Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës, është sjell para 11 viteve dhe ka bërë mbi 10 ndryshime, por ato nuk kanë sjellë përmirësimin e saj në praktik.

Siç u tha sot në debatin në përkujtim të vjetorit të miratimit të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës, kuadri ligjor bazë e miratuar në vitin 2017 e bazuar në standardet e organizimit ndërkombëtar për punë dhe konventë nga organizimi i shëndetit botëror dhe është përgatitur së paku 18 muaj, ndërsa ndryshimet, veçanërisht të viteve të fundit, kanë qenë tërësisht të pa menduara sepse ka pasur raste ku është intervenuar vetëm për një fjalë.

Vetëm ndryshimet e para të Ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës ka qenë propozim i ekipit profesional të cilët kanë vlerësuar se inspektorati ka problem me zbatimin e tyre. Siç tha profesori, ligji themelor, i sjell në vitin 2017 ka qenë ndër më të mirët në Evropën Qendrore dhe Lindore. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat